Zbulo se cili lloj i programimit të përshtatet më shumë

Nuk është e lehtë të bëhesh programues.Për shumicën e njerëzve të cilët fillojnë të mendojnë për një karrierë të tillë, ajo që i frikëson shpesh herë është një listë e gjatë e gjërave që duhet mësuar. Nëse jeni duke menduar për full-stack, front-end, ose back-end, lista e gjuhëve programuese dhe aplikimet që duhet të zotëroni nuk është e vogël dhe në shikim të parë mund të duket e frikshme.

Por, jo të gjitha rrugët për fillimin e karrierës së një programuesi janë të njëjta dhe shumë të vështira. Gjëja e bukur është se ti mund të fillosh karrierën tënde në IT me një grup të ndryshëm të aftësive dhe të përparosh me kalimin e kohës. Ti mund të mësosh gjuhë dhe teknologji të reja dhe të zhvillosh karrierën tënde në drejtimin që ti dëshiron. Ka disa rrugë në të cilat ti mund të fillosh një karrierë si një programues, secili në varësi të aftesive dhe mundësisë për të ndarë kohë për të mësuar. Ky udhëzues, jo shumë i shkurtër, është në dispozicionin tënd që të ndihmojë të zgjedhësh opsionin më të mirë, të japë një ide se sa kohë do të duhet pët të filluar të punosh si programues dhe të tejkalosh frikën fillestare nga e panjohura.

 

Llojet e programuesëve

 

1. Programues Front-End 

Pjesa Front-End e një website-i është gjithçka që shihni në faqe dhe kështu keni një ndërveprim të drejtpërdrejtë. Butonat, menutë, grafikët apo format janë pjesë e gjërave që bën një programues Front-End Front-end është pjesa e faqes ose app që punon në një nga pajisjet tona.

Zakonisht, programuesit Front-End mund te ngaterrohen me Web-Design, gjë e cila shpesh i revolton programuesit. Dizjani është një pjesë e rëndësishme e një programuesi Front-End, mirëpo pjesa më e madhe e punës i nënshtrohet kodimit, i cili ka të bëjë me të gjithë elementet e faqes  që ajo të funksionojë në mënyrë të përsosur. Në këtë mënyre, përdoruesi të ketë një ekperiencë të këndshme.

Programuesi mundohet që website-i ose aplikacioni te duket pothuajse identik në pajisjet dhe platfromat e ndryshme. Po ashtu, siguron që nëpërmjet paisjeve tona të vendosë në dispozicion te gjitha burimet në mënyrë optimale. Ky është një profesion për njerëzit të cilët janë krijues nga natyra, por në të njëjtn kohë, duan saktësi dhe funksionalitet apo që kanë durim për të riorganizuar të njëjtat gjëra.

 

Lista e gjërave që një programues Front-End duhet të dijë përfshin:

 

⦁ HTML dhe CSS:

Këto janë bazat e çdo website-i dhe pa to e gjitha do të ishte vetëm tekst i zi në një sfond të bardhë. Gjëja e mirë në këtë rast është që këto aftesi  janë relativisht të lehta për t’u mësuar dhe të duhen vetëm disa javë për të fituar një njohuri të fortë.

⦁ JavaScript:

JavaScript shton funksionalitetin e faqes dhe me ndihmën e saj ti mund të krijosh disa aplikacione web-i bazike. Kjo është gjithashtu një nga gjuhët programuese më popullore, kështu që njohuritë që ke në JavaScript sigurisht mund të ndihmojnë në një karrierë të mëtejshme, pavarësisht se në cilin kah dëshiron ta zhvillosh atë.

⦁ Frameworks:

Pothuajse të gjitha gjuhët programuese kanë frameworks të tilla dhe sot është e pamundur të imagjinohet kodimi pa përdorur një prej tyre. Çdo framewrok ka avantazhet dhe disavantazhet e veta, por ajo që është e rëndësishme kur zgjedh një kornizë është të kontrollosh se veçoritë që ai përmban, korrespondojnë me projektin në të cilin do të punosh.

Bootstrap është një nga frameworks-et e front-end më popullore. Shkaku është se shumica e kodimit në HTML/CSS nënkupton rikrijimin dhe stilimin e të njëjtëve elementë (butona, forma, etj.) nga projekti në projekt, ky framework tashmë i ka ato të përcaktuara, gjë që e bën shumë më të lehtë punën. E njëjta gjë vlen edhe për frameworks si JavaScript, Angular, React, ose Vue.

⦁ RESTful API:

Representational State Transfer në pamje të parë mund të duket i frikshëm, por në fakt është një arkitekturë relativisht e thjeshtë për komunikimin e shërbimeve nëpërmjet web-it. Shërbimet RESTful API janë në fakt grupe praktikash që duhet të respektohen për shërbime web të ndryshme për të qenë në gjendje të komunikojnë pa probleme me njëri-tjetrin .

Kjo listë sigurisht që nuk përfundon këtu, por gjëra të tjera mësohen nëpërmjet praktikës dhe punës së vazhdueshme. Koha mesatare që duhet për të arritur në një nivel për të filluar punën si një programues front-end është diku rreth 10 deri 12 muaj. Regjishtrimet në Akademinë e Programimit Front-end janë duke u zhvilluar, ti mund të gjesh të gjithë programin këtu.

 

 

2.Programues Back-end 

Pogramues Back-End gjatë gjith kohës zgjidh probleme, më saktësisht mendon mënyra të reja se si disa gjëra të website-it apo aplikacionit të funksionojnë në mënyrë më efikase. Back-end është pjesë e një site-i ose aplikacioni që nuk e sheh dhe me të cilin nuk ke ndërveprim të drejtpërdrejtë. Vepron në server dhe është në fakt ajo që e bën faqen ose aplikacionin të funksionojë mirë. Pjesa e back-end nënkupton gjëra që ndodhin në sfond, të tilla si kyçje në një faqe të veçantë, vendosja e produkteve në shportë dhe blerja, komunikimi me chatbot, etj.

 

Lista e gjërave që një programues back-end duhet të dijë mund të përfshijë:

 

⦁ Gjuhët programuese Server-side

Njohja e mirë e të paktën një gjuhe programimi si PHP, Python, .Net dhe të tilla, është sigurisht e detyrueshme për çdo programues back-end.

Për shembull, PHP dhe Python janë dy gjuhë programimi me burim të hapur dhe të dyja me komunitete të mëdha të fokusuara në zhvillimin dhe përmirësimin e tyre të vazhdueshëm. PHP ekziston që nga viti 1994 dhe është një nga gjuhët programuese me komunitetin më të madh që po punon vazhdimisht për ta përmirësuar atë. Sipas performancës dhe stabilitetit, konkurrenca e tij e vetme aktuale është Python. Si një gjuhë më e re, Python ka avantazhin e bërjes së sintaksës më të lehtë dhe disa bibliotekave të destinuara ekskluzivisht për IA dhe machine learining.

⦁ Bazat e të dhënave dhe serverave:

Kjo nënkupton njohuri të teknologjive të ndryshme të menaxhimit të bazave të të dhënave si MySQL, SQLServer, Oracle. Njohuri për mekanizmat e qasjes si Redis ose Varnish. Për shkak se  bëhet fjalë dhe punohet për gjërat që bëhen në një server, pritet të kesh njohuri për Apache, Microsoft IIS, ose Nginx serverat. 

Lista nuk është përfundimtare dhe defintive, por jep një ide se me çfarë baze duhet të fillojë një programues back-end. Koha që të duhet për të fituar njohuri bazë për të filluar një karrierë në këtë fushë është nga 10 deri në 12 muaj. 

 

 

3.Programues Full stack 

Një programues full stack mund të punojë në të dy pjesët front-end dhe back-end të produktit, dhe kjo është një rrugë për ata që duan të kontrollojnë të gjithë faktorët në një projekt. Nuk ka një përkufizim shumë të qartë se çfarë duhet të dijë një programues full-stack. Edhe në bisedë me programuesit (back-end, front-end dhe full stack), ju do të merrni opinione dhe informacione krejt të ndryshme. Por ajo që është e rëndësishme për këdo që dëshiron të bëhet një programues i këtij rangu është se nuk duhet të sundojnë të gjitha teknologjitë, por duhet të kuptojnë proceset nga ana e  klientit dhe serverit, dhe të kuptojnë ndërveprimin e tyre me njëri-tjetrin.

 

Lista e gjërave që duhet të dijë një programuesi Full stack është pak më e gjatë dhe mund të përfshijë:

 

⦁ Front-end:

Duhet të njohë mirë HTML5/CSS3 dhe JavaScript, dhe është e favorshme të dijë për jQuery, Angular, ose React. Është gjithashtu e nevojshme të njohë parimet bazë tëUI/UX design-it.

⦁ Back-end:

Duhet të zotërojë një gjuhë programimi në anën e serverit si PHP, .Net, Python, Ruby, Java, dhe gjithashtu të ketë njohuri të teknologjive API të tilla si REST ose SOAP.

⦁ Bazat e të dhënave dhe serverave:

Njohuria e teknologjive të ndryshme të menaxhimit të bazave të të dhënave është gjithashtu e rëndësishme për një programues full-stack. MySQL, SQLServer, Oracle janë disa nga më të përdorurit për momentin. Njohja e mekanizmave të qasjes si Redis apo Varnish janë po ashtu shtesë në CV.

Për fat të keq, lista nuk përfundon këtu dhe mund të përmbajë shumë gjëra shtesë dhe aftësi të llojit të krijimit të testeve për të kontrolluar cilësinë e produktit, për të bërë dokumentacion, njohuri për algoritmet dhe strukturat e të dhënave.

Për shkak se kërkon njohuri mjaft të gjerë të teknologjisë dhe gjuhëve programuese, për të filluar një karrierë si një programues full stack mund t’ju marrë diku prej 12 deri 18 muaj, në varësi se sa shpejt mësoni ju. Megjithatë, shpërblimi për punën e investuar në fillim është gjithashtu më i lartë. 

 

Nëse dëshironi të jeni pjesë e komunitetit Coding dhe të ndërtoni histori të reja suksesi me ne, zbuloni më shumë rreth Akademisë së Programimit Front-End.

Akademinë e Programimit Front-End, ne mësojmë duke punuar në projekte reale për klientë të vërtetë, nën mentorimin e instruktorëve me përvojë të dëshmuar.

Cakto një takim me menaxherin tonë të suksesit të studentëve për më shumë udhëzime dhe hollësi rreth programit!

 

Related Stories For You

Trending Stories që mund të ju interesojnë

A mund të të zëvendësojë AI? 🤔 Përgjigju këtyre 10 pyetjeve dhe zbuloje!