Njihu me Vladimir Momiroskin, një student alumni i Akademisë së Programimit Front-End, i cili filloi karrierën e tij si një Junior Front-End developer ne kompaninë Aaron’s Department.
Biseduam për përvojën dhe punën e tij të re
Përshëndetje Vladimir! Së pari, urime për punën e re! Ne në Akademi ju njohim, por çfarë do të ndaje me të tjerët?
Përshëndetje dhe ju falënderoj për urimet tuaja. Unë jam Vladimiri, një person që beson se puna është një nga segmentet më të rëndësishme në jetën e çdo personi dhe kjo është arsyeja pse vendosa të regjistrohem në Akademinë Front-End. Qëllimi im ishte të arrija vizionin tim, të bëhesha pjesë e botës së kodimit dhe kështu të bëja një lidhje të përsosur që do të jetë e këndshme dhe e dobishme.
Pse programimi front-end?
Vendosa për këtë Akademi sepse mendoj se përafrohet më shumë me aftësitë e mia. Gjithmonë kam qenë i interesuar se si krijohet një web-site me ndihmën e kodimit dhe mënyrën se si dizajnohet. Sigurisht, ekziston edhe mundësia e përmirësimit të vazhdueshëm.
Na trego më shumë për Akademinë e Programimit Front-End. A i përmbushi Akademia pritshmëritë e tua?
Sigurisht që po. Akademia ka përmbushur të gjitha pritshmëritë e mia. Duke filluar me mentorët që nga njëra anë janë shumë profesionistë dhe nga ana tjetër janë të hapur për të diskutuar të gjitha çështjet që kemi. Një program, për të cilin besoj se është ekuilibri perfekt i teorisë dhe punës praktike, i mbushur me detyra pune dhe projekte reale, nëpërmjet të cilave brenda një viti fitova njohuritë dhe aftësitë e nevojshme në këtë fushë.
Si ishte përvoja jote si student? Cila ishte sfida më e madhe me të cilën u përballe dhe si e tejkalove?
Përvoja ishte e shkëlqyer, sidomos nga ky këndvështrim ku mund t’i përmbledh të gjitha përshtypjet. Sfidat janë të shumta, fillimisht frika nga e panjohura, e cila kalon shpejt, dhe pastaj ruajtja e motivimit, punës së vazhdueshme dhe disiplinës që janë të pashmangshme për sukses dhe rezultate të mira.
Cili modul ishte më interesanti dhe pse?
Gjatë mësimit, të gjitha modulet ishin interesante për mua, procesi zhvillohet hap pas hapi, kështu që secili prej tyre ishte i ri dhe emocionues në mënyrën e vet. Nëse do të më duhej të vendosja , do të ishte JavaScript dhe React.
Menjëherë pas përfundimit të Akademisë së Programimit Front-End, ti fillove ta ndërtosh karrierën tënde si një programues Junior Front-end në kompaninë Aaron’s Department. Si ishte procesi për të arritur deri këtu?
Pas përfundimit të Akademisë, unë iu përkushtova kryesisht ndërtimit të një web-portofolio që besoj se është pika kyce për të përmbledhur të gjitha projektet e realizuara. Më pas u dërgova kërkesa kompanive dhe një prej tyre ishte edhe Aaron’s Department. Fillimisht, intervista ishte me HR si një njohje dhe prezantim me punën. Më pas vinte intervista teknike, dhe intervista përfundimtare e cila ishte rreth soft-skills dhe pyetjeve logjike.
Çfarë pritet prej teje në vendin e punës si një programues i ri? Cilat do të jenë detyrat e tua?
Punohet sipas metodologjisë SCRUM, dhe nga unë pritet të zgjidh detyra të caktuara që janë vendosur në Sprint Planning. Megjithatë, mbështetja nga ekipi është shumë e madhe dhe kam kolegë me përvojë, nga të cilët mund të kërkoj ndihmë në çdo kohë.
Së fundi, çfarë do t’u rekomandosh të gjithë atyre që duan të bëjnë një ndryshim në karrierë në fushën e programimit Front-End?
Të gjithë ata që duan të bëjnë një hap para në karrierën e tyre dhe të përmirësohen në këtë sferë, do t’ju rekomandoja që mos të hezitojnë aspak dhe të nisin studimin në këtë Akademi.
Nëse dëshironi të jeni pjesë e komunitetit Coding dhe të krijoni histori të reja suksesi me ne, zbuloni më shumë rreth Akademisë së Programimit Front-end.
Në Akademinë e Programimit Front-end mësojmë nëpërmjet projekteve reale për klientë të vërtetë, nën mentorimin e instruktorëve me përvojë të dëshmuar.
Cakto një takim me ekipin tonë të pranimit të studentëve për më shumë udhëzime dhe hollësi rreth programit!