A mund të zëvendësojë kreativiteti i inteligjencës artificiale (AI) kreativitetin njerëzor?
Zbuloni pse është e rëndësishme që grafik dizajnerët të qëndrojnë të përditësuar me teknologjinë më të re dhe të vazhdojnë të zhvillojnë aftësitë dhe ekspertizën e tyre.
Nebojsha Gelevski – Bane është është një Grafik Dizajner, me të cilin patëm një leksion mbi temën “Pse dizajnerët nuk duhet të kenë frikë nga AI?”
Me më shumë se një milion faqe të dizajnuara dhe të shtypura, dhe me brendet e krijuara për shumë kompani, Bane është drejtuesi i parë i Koma Lab, një nga agjencitë kryesore për dizajn grafik dhe shtyp në Maqedoni, e themeluar në vitin 1993.
Në vazhdim, biseduam me Bane për gjërat më të rëndësishme që mësuam nga leksioni:
Si do ta përshkruaje shkurtimisht përmbajtjen e kësaj videoje?
Me shembuj praktikë dhe vizualë do t’u përgjigjemi pyetjeve dhe lidhjeve mes inteligjencës artificiale, dizajnit, artit dhe të ardhmes:
- Si gjenerohen imazhet me ndihmën e AI?
- Cilat janë gjeneratorët më të njohur të Ai-ART?
- Si funksionon procesi i gjenerimit?
- Si dhe pse duhet të stërvitim inteligjencën artificiale?
- Çfarë është ChatGPT dhe a mund të na ndihmojë edhe në dizajn?
- Si duket “Topi i Qershisë” nga e ardhmja?
- A mund AI të krijojë interpretimet e saj të Maqedoniumit?
- Si përdorin njerëzit nga Maqedonia AI në mënyrë të zgjuar në dizajn?
- A mund AI të na ndihmojë për frymëzim?
- Cilat janë dilemat etike dhe ligjore? Etj., etj.
Pse dizajnerët nuk duhet të kenë frikë nga AI?
Sepse grafik dizajnerët mund dhe duhet të përdorin me zgjuarsi përfitimet e inteligjencës artificiale.
Si AI-ART ndihmon grafik dizajnerët?
Mund të ndihmojë në disa mënyra që i përshkruaj me detaje në video, për mua më interesante është që me zgjidhjet e gjeneruara, më hapen ide të reja për zgjidhjet e mia, pra mund të veprojë si një shkatërrues i mirë i bllokimeve kreative.
Për disa dizajnerë dhe artistë, modelet e gjenerimit të imazheve me AI janë një mjet krijues. Disa i përdorin për të gjeneruar imazhe referuese që përndryshe do të ishte e vështirë të gjendeshin në internet. Të tjerët i përdorin për të modeluar skenat në skenarët dhe romanet e tyre. Branko Prlja nga Maqedonia tashmë ka ilustruar dy libra me ndihmën e AI.
*AI = (Artificial Intelligence)Inteligjencë Artificiale
Të gjithë ilustrimet në këtë blog janë të gjeneruar nga AI.
Bashkohuni me komunitetin tonë duke aplikuar në akademinë e Grafik Dizajn këtu.