Në këtë blog do të njiheni me Arsen Terbeshi, i cili është instruktor në Akademinë e Grafik Dizajn.

 

Të shohim se çfarë ka thënë Arseni:

 

 

Përshëndetje Arsen, jemi krenar që të kemi në ekip. Na trego historinë pas kësaj bashkëpunimi me Brainster.

Jam tejmase i entuziazmuar që i bashkohem ekipit të Brainster. Ky bashkëpunim erdhi si rezultat i dëshirës për të ndarë njohuritë e mia dhe përvojën profesionale në fushën e Graphi Design-it me studentët e rinj. Kam qenë i inspiruar nga qasja inovative dhe praktike e Brainster-it në edukim, e cila u përshtatet mjaft mirë nevojave të tregut të sotëm të punës. Besoj se ky është një mjedis ku mund të kontribuoj dhe njëkohësisht të mësoj nga entuziazmi i studentëve dhe përkushtimi i kolegëve.

 

Çfarë do të kenë mundësi të mësojnë studentët dhe ta zbatojnë në punën e tyre?

Studentët do të mësojnë se çfarë është dizajni në të vërtetë dhe cili është roli i tij kyç në kohët e sotme. Ata do të kenë mundësinë të mësojnë bazat dhe teknikat e avancuara të dizajnit grafik, nga tipografia dhe teoria e ngjyrave, deri te përdorimi praktik i grideve, ikonave dhe imazheve në projekte reale. Për më tepër, do të punojmë në projekte konkrete që përgatisin studentët të zbatojnë ato që kanë mësuar direkt në tregun e punës, duke i përgatitur për sfidat e vërteta me një qasje praktike dhe strategjike ndaj dizajnit.

 

Cilat janë pritshmëritë e tua nga Akademia dhe nga komuniteti Brainster?

Pritshmëritë e mia nga Brainster janë të vazhdoj të mësoj dhe të zhvillohem profesionalisht duke qenë pjesë e një ekipi inovativ dhe dinamik. Shpresoj që të ndërtojmë një kulturë bashkëpunuese ku studentët dhe instruktorët mund të ndajnë ide dhe përvoja të ndryshme. Nga komuniteti Brainster pres të përjetoj një angazhim të madh nga studentët dhe një mbështetje të vazhdueshme nga kolegët, duke krijuar një atmosferë të frytshme për zhvillimin kreativ.

 

 

Na trego diçka më tepër për backgroundin tënd profesional?

Pas një përkushtimi tejet të madh dhe një pasioni që dita ditës është në rritje kam pasur fatin të punoj me klientë dhe kompani të ndryshme, nga industri të ndryshme. Kam zhvilluar projekte që përfshijnë krijimin e identiteteve vizuale, dizajn të materialeve promovuese, dizajn të produkteve fizike si dhe dizajn për platforma digjitale. Puna e dedikuar solli rezultatet e shumëkërkuara duke bërë të mundur qasjen e një serie produktesh si për tregun kombëtar ashtu edhe për atë ndërkombëtar. Çdo projekt është një gjurmë që lë pas, dhe çdo arritje një kujtim që më shtyn përpara, duke më kujtuar se rrugëtimi është po aq i rëndësishëm sa edhe suksesi.

 

Cila ka qenë sfida më e madhe për ty gjatë përvojës tënde shumëvjeçare?

Sfidat e mija më të mëdha kanë qenë empatia ndaj klientëve dhe përditësimi vetjak me ndryshimet e vazhdueshme në fushën e teknologjisë dhe dizajnit, duke ruajtur një qasje kreative dhe inovative. Megjithatë, këto sfida janë bërë edhe motivimi im kryesor, pasi më kanë ndihmuar të përmirësohem vazhdimisht dhe të përqendrohem në zgjidhje efektive dhe funksionale.

 

Çfarë përfaqëson suksesi për ty dhe cilat janë gjërat që i konsideron si arritjet e tua më të mëdha?

Si profesion njerëzit shpesh e konfuzojnë se për arritje ne dizajnerat mund të konsiderojmë brandimin e një kompanie gjigande apo krijimin e një logoje që nuk do të harrohet kurrë, por jo. Unë mendoj se është diçka përtej këtij realiteti profesional ku ana vizuale dhe kreative përfaqëson një pjesë të mirë të punës sonë. Ajo çka do të quaja sukses do të ishte marrja e vizionit të çfarëdolloj kompanie apo klienti që kam pasur mundësinë të bashkëpunoj dhe përkthimi i tij në audiencën apo konsumatorin vetjak, duke sjellë një kulturë të re dhe efektive. Ndjej kënaqësi kur projektet e mia sjellin rezultate konkrete për kompanitë dhe individët me të cilët kam bashkëpunuar.

 

Çfarë të pëlqen të bësh kur nuk je duke punuar?

Jam tejet i apasionuar pas leximit dhe informacionit. Kam një uri të madhe për dije që së fundmi vazhdon e shtohet. Mundohem të lexoj në çdo moment të lirë të kohës sime pa marrë parasysh vendin apo situatën. Kohët e fundit kam shtuar edhe më shumë fokusin tek shëndeti pasi vetë puna dhe stili i jetesës kërkon një mendje goxha të shëndoshë në një trup edhe më të shëndoshë. Aktiviteti fizik, meditimi dhe kontakti me natyrën janë veprimet më të mira që mund të bëjmë dhe duhet të bëjmë me një dëshirë të madhe.

 

Cila do të ishte këshilla jote për studentët e ardhshëm të Akademisë?

Këshilla ime për studentët është që të mos kenë frikë të eksperimentojnë dhe të bëjnë gabime. Dizajni është një proces mësimi i vazhdueshëm dhe është në rregull të provoni gjëra të reja. Gjithashtu, është thelbësore të zhvillojnë aftësitë e tyre të komunikimit dhe të punës në ekip, pasi këto janë çelësi për suksesin në botën reale të dizajnit. Të dalin sa më shumë, të krijojnë sa më shumë njohje, të provojnë çdo mundësi që ngjall besim në vizionin e tyre dhe të mundohen sa më shumë që të kuptojnë çfarë po ndodh realisht me botën rreth tyre.

 

Ne po dhurojmë vetëm 100 kupona me vlerë prej 1000 € për 100 studentë të ardhshëm.

Related Stories For You

Trending Stories që mund të ju interesojnë

A mund të të zëvendësojë AI? 🤔 Përgjigju këtyre 10 pyetjeve dhe zbuloje!