Brainster buletin: Lajme nga komuniteti / Dhjetor 2023

❄️ New Year, New Goals! ❄️

Siç i thamë lamtumirë vitit 2023, i cili ishte një vit i mbushur me sfida dhe suksese, tani jemi shumë entuziastë për vitin 2024! 

Në vitin e ri, ju inkurajojmë të hidhni hapin e parë dhe të vendosni qëllime të reja dhe të përpiqeni t’i arrini. Pa dallim nëse janë personale, akademike apo profesionale. Jemi të bindur se me mësim të vazhdueshëm dhe përpjekje të vazhdueshme do të arrini t’i realizoni ato.

 

Ndërsa filluam të bëjmë plane për synimet tona në vitin 2024, le të kthehemi prapa dhe të kujtojmë momentet më të rëndësishme që shënuam në muajin dhjetor.

 

 

Më datë 1 dhjetor 2023, nisi zyrtarisht Akademia Front-End me një Intro Day të veçantë dhe mjaft emocionuese. Ky ishte fillimi i diçkaje të jashtëzakonshme, pasi studentët ishin mjaft entuziastë për të njohur njëri-tjetrin dhe ekipin e akademisë. Koordinatoria jonë nisi “Intro Day” duke u përshëndetur dhe uroi studentët për një fillim të mbarë, duke i prezantuar atyre Brainster-in. Ajo shpjegoi  historinë e organizatës dhe se si u themelua ajo, duke vënë në qendër një metodologji të ndryshme edukimi për punësim. Zbuloni më shumë!

 

 

  • Njihuni me instruktrorët – Emanuel Zhupa 

Emanuel Zhupa është instruktor në Akademinë e Programimit Front-End në Brainster Albania. Ai është një Software Developer me përvojë pune për më shumë se 6 vite, i cili është po ashtu i punësuar si Senior Front-End Developer pranë PwC. Emanuel Zhupa ndau me ne disa gjëra të rëndësishme rreth programimit Front-End dhe u dha disa këshilla studentëve për të qenë të suksesshëm gjatë akademisë. Zbuloni më shumë!

 

 

  • Njihuni me modulet – programi i Akademisë sonë

Një element kryesor i qasjes sonë mësimore janë modulet e përgatitura me kujdes. Ne kemi një kurrikulë e cila ofron një metodologji të re të mësimit për punësim.  Kurrikula në akademinë tonë bazohet në projekte reale që do të thotë në punën praktike. Për çdo modul, siç janë: HTML, stilimi i elementeve HTML me CSS, Sass fundamentals, Git, Bootstrap, UX/UI design, JavaScript, JavaScript asynchrone, TypeScript, React.js, Next.js dhe kuptimi bazë i Scrum – studentët kanë workshope të ndryshme. Arsyeja se pse ne kemi përgatitur një kurrikulë të tillë, është që t’i përgatisim studentët për punë dhe sfidat që do t’i hasin gjatë punës.

 

 

  • Avantazhet që sjell programimi Front-End 

Në muajin dhjetor, ne publikuam një blog që tregon avantazhet e programimit Front-End. Teknologjia është një fuqi e madhe përbërëse e botës së sotme, dhe programuesit Front-End luajnë një rol kyç në ndikimin dhe formën e këtij transformimi. Me një rol tërësisht të posaçëm në zhvillimin e produkteve digjitale si websiteve dhe aplikacioneve, programuesit front-end kanë disa avantazhe që bëjnë profesionin e tyre jo vetëm tërheqës, por edhe të domosdoshëm në një kohë kur teknologjia ndryshon me shpejtësi marramendëse. Zbuloni më shumë!

 

 

Deri muajin tjetër!

Ekipi Brainster Albania ❤️

Related Stories For You

Trending Stories që mund të ju interesojnë