Për shkak të interesit të madh, bursat Brainster janë hapur sërish!

Me qëllim që të mbështesim studentët e talentuar nga Shqipëria për kryerjen e një arsimi cilësor me qëllim punësimin në industrinë e IT-së, ne në fund të vitit 2023, njoftuam se ofrojmë bursa për regjistrimin në Akademinë tonë për Programim Front-End.

Fushata e kaluar kishte një interes jashtëzakonisht të madh, kështu që brenda një muaji e gjysmë kishim 157 aplikime.

Grupet e para të Akademisë sonë për Programim Front-End nisën në fillim të dhjetorit 2023, por interesimi për regjistrim me bursë vazhdoi me një intensitet të madh.

Për këtë shkak, vendosëm të vazhdojmë të ofrojmë këtë mundësi për regjistrimin në grupet e ardhshme të Akademisë së programimit Front-End, të cilat do të nisin në fund të muajit Mars 2024, dhe grupet e para të Akademisë Graphic Design, të cilat do të nisin në Maj të vitit 2024.

Për ri-kujtesë, nëpërmjet këtyre bursave, ne ofrojmë 2 lloje të ndihmave financiare:

  • Bursa e parë është e plotë, me mbulim të plotë të tarifës shkollore. Kushti kryesor është që kandidatët (shtetas të Shqipërisë) të jenë të regjistruar si të papunë në institucionin shtetëror të punësimit. 
  • Bursa e dytë është pjesërisht, me mbulim 50% të shpenzimeve të Akademive dhe është e destinuar për të rinjtë (shtetas të Shqipërisë) që dëshirojnë të fillojnë një karrierë të re.

Për të përfituar nga bursat Brainster, të interesuarit duhet të aplikojnë në faqet tona të internetit të Front- End dhe Graphic Design. Pas aplikimit, përfaqësuesit tanë do t’i kontaktojnë menjëherë për të biseduar dhe caktuar një takimi informativ. Qëllimi i takimit është që të interesuarit të njihen më mirë me organizatën tonë, por edhe që ne të mësojmë më shumë për ta – cili është sfondi dhe motivimi i tyre për të filluar mësimin e programimit Front-End. Pas takimit, do të kemi një ide më të mirë, nëse qëllimet tona përputhen me qëllimet e të interesuarve.

Gjatë leksioneve, ekipi i instruktorëve do të përbëhet nga ekspertë të njohur të sektorit të IT-së në Shqipëri, të cilët do të transferojnë njohuritë dhe përvojën e tyre tek studentët përmes punës në projekte reale për kompani të vërteta. Pas përfundimit të akademisë, studentët më të dalluar do të kenë mundësi për praktikë ose punësim në kompanitë partnere të Brainster Albania.

 

Vendet për regjistrim në Akademinë e programimit Front-End dhe Graphic Design janë të limituara dhe janë duke u plotësuar shumë shpejt, ndaj ne i presim aplikimet tuaja sa më shpejt. 

Më shumë informacione rreth akademisë Front-End dhe aplikimit në Akademinë tonë mund të gjeni këtu.

Më shumë informacione rreth akademisë së Graphic Design dhe aplikimit në Akademinë tonë mund të gjeni këtu.

Related Stories For You

Trending Stories që mund të ju interesojnë

A mund të të zëvendësojë AI? 🤔 Përgjigju këtyre 10 pyetjeve dhe zbuloje!