It’s back-to-school season 🎓
Ndërsa dielli i verës perëndon, horizonti është premtimi i një fillimi të ri. Ky është një sezon transformimesh, një moment kur i themi lamtumirë ditëve “lazing” dhe vendosim synime të reja.
Fillimi i një karriere të re është një angazhim për të mësuar vazhdimisht. Çdo ditë bëhet një mundësi për të fituar aftësi dhe njohuri të reja, duke qenë gjithashtu një mundësi për përparim personal dhe profesional.
Në buletinin më të fundit Brainster do të lexoni për, arritjet e jashtëzakonshme të studentëve, webinarin e zhvilluar, arritjet e organizatës dhe gjithçka që ndodhi në muajin gusht.
Në vijim, do të lexoni më shumë rreth lajmeve më të fundit të Brainster
- Brainster iu bashkua 500 kompanive më të suksesshme në Maqedoni!
Certifikata Business Leader 2022 është një njohje e performancës së jashtëzakonshme të organizatës sonë gjatë vitit të kaluar. Kjo konfirmon pozicionin tonë të fortë në treg, ndër 0.7% më të suksesshme të kompanive në vend sipas totalit të fitimit neto vjetor për vitin 2022.
Përveç kësaj arritjeje, për të tretin vit radhazi kemi marrë edhe një certifikatë suksesi të llogaritur në bazë të 18 parametrave për suksesin dhe likuiditetin (raport financiar) dhe solvitetin e kompanisë. Këto suksese nuk do të kishin qenë realitet pa komunitetin tonë Brainster dhe Brainster Next College – studentë, ekip, instruktorë, profesorë dhe kompani partnere me të cilat ne së bashku krijojmë arsim cilësor për punësim. Faleminderit!
- A jeni gati të jeni pjesë e së ardhmes së arsimit?
Komuniteti Brainster po rritet dhe ne po ftojmë profesionistë të talentuar të bashkohen me ne në krijimin e arsimit cilësor të punësimit! Në të njëjtën kohë, kemi reklama të hapura për vende të reja pune. Të jeni instruktorë në Brainster do të thotë te keni mundësi të punoni part-time dhe të jeni ata që ndajnë njohuritë e tyre me studentët. Prandaj mos humbisni mundësinë e të qenurit pjesë e një komuniteti që vazhdimisht rritet duke aplikuar këtu!
Bashkohuni me komunitetin Brainster.
- Webinari Brainster Albania “Pse është një ide e mirë të fillosh një karrierë në programimin Front-End”
Muajin e kaluar u zhvillua Webinari “Pse është një ide e mirë të fillosh një karrierë në programimin Front-End”. Znj. Brunilda Dosti ishte ligjëruesja ne webinarin tonë, e cila bisedoi rreth programimit Front-End, përvojës së saj dhe tregoi se si është një ditë tipike e një programuesi Front-End. Në kët webinar, pjesëmarrësit kishin mundësinë të mësojnë shumë gjëra nga një profesioniste e çmuar. Zbuloni më shumë!
- Brainster Albania – do të jemi pjesë e panairit FUTURE2TECH
Ne do të marrim pjesë në një panair të jashtëzakonshëm si FUTURE2TECH në Tiranë me datë 21-22.09.2023. Ky do të jetë një panair i teknologjisë, inovacionit dhe arsimit dhe ne besojmë që kjo do të jetë një eksperiencë shume e bukur dhe ju do të keni mundësinë te njoftoheni me Braisnterin nga afër. Mezi presim të takohemi në FUTURE2TECH!
- Histori suksesi
E treguam historine e Emir Ademi, i cili pas përfundimit të Akademisë së programimit Front-End, filloi karrierën e tij si praktikant programues Front-End pranë EmbedSocial. I dëshirojmë fillim të mbarë dhe suksese në punën e tij. Zbuloni më shumë!
Deri muajin tjetër!
Ekipi Brainster Albania ❤️