Të jesh student në Brainster dhe të jesh pjesë e gjithë këtij procesi është një sfidë, por edhe një përvojë emocionuese që sjell miqësi të reja, këndvështrime të ndryshme dhe motivim për sukses, prandaj ekipi ynë po ju pret të bëheni pjesë e Brainster-it dhe të bëni hapin e parë drejt një karriere në IT. Regjistrimet në akademinë e programimit Front-End janë duke u zhvilluar, mos humbisni kohë, bëhuni studentë në Brainster dhe përjetoni këtë përvojë të jashtëzakonshme.

Lajmet e shtatorit kanë të bëjnë me: takimin me studentët e rinj në Brainster Maqedoni që vendosën të kalojnë një vjeshtë produktive, panairin Future2Tech që u mbajt në Tiranë dhe disa blogje rreth moduleve të Akademisë së programimit Front-End.

 

Zbuloni më shumë rreth përditësimeve më të fundit nga komuniteti Brainster

 

 

  • Në Brainster Maqedoni takuam studentët e rinj që do të fillojnë të studiojnë këtë vjeshtë!

U dëshirojmë sukses studentëve tanë të rinj që kanë bërë hapin e parë drejt një kariere të re dhe transformimit digital! Në hapësirat tona u mbajt ngjarja “Opening Networking”, ku u njoftuam me studentët nga:

  • Akademia e UX/UI design – Grupi 12
  • Akademia e Digital Marketing – Grupet 41 dhe 42
  • Akademia e Software Testing – Grupet 27 dhe 28
  • Akademia e Data Science – Grupi 14
  • Akademia e Programimit Full-Stack – Grupet 15 dhe 16
  • Akademia e Project & Product Management – Grupi  7
  • Akademia e Programimit Front-End – Grupet 16 dhe 17
  • Akademia e Graphic Design – Grupet 24 dhe 25

 

  • Karriera e Stefanit, Bojanit dhe Williamit!

Në një ditë, tre punonjësve iu dha mundësia të kalonin në një nivel më të lartë dhe të merrnin meritat për atë që kanë bërë deri tani në nivel profesional, në bazë personale dhe të kompanisë. Stefan Smiljanoski, Bojan Danilovski dhe William Dodevski janë një shembull me përpjekjet e tyre, investimet maksimale dhe angazhimet pamasë. 

 

 

  • Panairi Future2Tech – më shumë se një panair!

Javën e kaluar, ekipi ynë Brainster Albania kishte nderin të ishte pjesë e një panairi të madh teknologjik, inovativ dhe frymëzues – Future2tech. Ky panair u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe stimuluese, ku teknologjia, inovacioni dhe edukimi ishin rolet kryesore. Në Future2tech, një pjesë e rëndësishme e misionit tonë ishte prezantimi i stendës sonë. Stenda jonë kishte një ambient të veçantë ku treguam ekspertizën tonë në fushën e edukimit, teknologjisë dhe inovacionit. Një tjetër sukses i madh që arritëm në Future2tech është krijimi i partneriteteve të reja me kompani të tjera të teknologjisë dhe inovacionit. Zbuloni më shumë!

 

 

  • Me disiplinë, këmbëngulje dhe përkushtim, rezultatet janë të pashmangshme

Në muajin shtator kishim nderin të bisedojmë me Aneta Dimoska, e cila është studente alumni e Akademisë së programimit Front-End, si dhe programuese Front-End në tech team të Brainster. Ajo kishte për të thënë shumë rreth Akademisë së programimit Front-End dhe Brainster si organizate. Ishte kënaqësi të kishim një bisedë të tillë. Zbuloni më shumë!

 

 

  • Njihuni me modulet – Akadmeia e programimit e Front-End 

Krijimi i kurrikulës së Akademisë së programimit Front-End bazohet në analizën dhe monitorimin e vazhdueshëm të trendeve më të fundit të IT-së në industrinë digjitale dhe tregun e punës. Ne gjithashtu vazhdimisht përmirësojmë programin bazuar në feedbackun e vazhdueshëm nga përvoja e studentëve dhe vlerësimet për suksesin e tyre. 

 

Deri muajin tjetër!

Ekipi Brainster Albania ❤️

Related Stories For You

Trending Stories që mund të ju interesojnë

Bursat Brainster - Aplikimet mbyllen më 30 Nëntor 2023, vetëm 1 vend i lirë!