Muaji i ri – arritje të reja! 🍉
Periudha e verës ofron një shans ideal për një fillim të ri, duke paraqitur mundësi të ndryshme për rritje dhe zhvillim.
Nëse dëshironi të mësoni aftësi të reja përkatëse ose të bëni ndryshimin e dëshiruar prej kohësh në karrierë, shfrytëzoni në maksimum periudhën e verës.
Me disponueshmërinë e mësimit online, në muajt e verës keni mundësinë të përfitoni nga koha e lirë duke mësuar, por edhe të relaksoheni.
Lajmet e qershorit kanë të bëjnë me përmirësimin e përvojës studentore, projektet reale në të cilat ata punuan dhe punësimin e tyre.
- Fituesit e Brainster Live Hackathon-it më të madh për SCIDEV
140 studentë të Akademive për Programim Front-End, Programim Full-Stack, Software Testing, UX/UI Design, Project & Product Management, si dhe studentë nga Brainster Next College, patën një sfidë të punojnë në një projekt real për një klient të vërtetë dhe brenda 48 orëve duehste të kenë një zgjidhje përfundimtare. Në këtë Hackathon, studentët të përkushtuar punuan për të zhvilluar një platforme web edukative novatore për organizimin e automatizuar të eventeve për klientin Scidev.
- Fitues të Brainster Live Hackathon-it për IFES
100 studentë të Akademive të Digital Marketing, Graphic Design, UX/UI Design, Project & Product Management patën një sfidë të punonin në një projekt real për një klient të vërtetë dhe brenda 48 orëve kishin një zgjidhje përfundimtare. Në këtë Hackathon, studentët e përkushtuar punuan për të krijuar një aplikacion web dhe celular të dizajnuar për të edukuar të rinjtë në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe përdorimit të të dhënave online, në partneritet me IFES Maqedoninë e Veriut.
- 7 benefitet më të mëdha të mësimit online
Me zhvillimin e teknologjive digjitale, mënyra se si mësojmë dhe edukojmë veten ka pësuar një transformim të rëndësishëm. Shfaqja e platformave të mësimit online ka demokratizuar arsimin, duke hapur dyert për individët pavarësisht vendndodhjes gjeografike, fazës së karrierës, apo detyrimeve personale.
- Histori të reja suksesi
I treguam historitë e: Martin Stojanovski, Stefanija Gjurkovska, Vangel Angov, Viktor Todorvski të cilët, pas përfundimit të programeve tona, përmbushën objektivat e tyre në karrierë. Urime të gjithëve dhe vazhdoni me suksese!
- Njihuni me ekipin e Brainsterit!
Ne krijuam serinë e blogjeve “We are Brainster” për të prezantuar anëtarët e ekipit tonë që kujdesen vazhdimisht për një arsimim më të mirë dhe cilësorë dhe përvojë më të mirë të studentëve. Në këto postime në blog, do t’i takoni:
- Azra Ymeri – Content Marketer në ekipin e marketingut të Brainster Albania.
- Engjëllushe Haxhi – Student Admission Coordinator në ekipin e Brainster Albania
- Orjeta Zulalay – Office Manager në ekipin e Brainster Albania.
- Njihuni me studentët
Ne krijuam serinë e blogjeve “Njihuni me studentët” për të prezantuar studentët tanë dhe përshtypjet e tyre të para nga Akademia e programimit Front-End. Lexo më shumë rreth: